970×90
970×90

Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë

 

 

Ellie Goulding është zyrtarisht nënë! Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe lajmin e dha përmes Instagram Stories bashkëshorti i saj Caspar Jopling.
Jopling, fillimisht la të kuptohet për lindjen me një screenshot të popullsisë botërore 2021, duke e shtuar me një numër. Më pas, ai e konfirmoi lindjen e fëmijës së tij me një postim të dytë.

“Nëna dhe bebi janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës,” shkroi Jopling. “Unë kurrë nuk i drejtohem vëmendjes së publikut që vjen si pasojë e punës së Ellie. Por gjatë këtij momenti magjik dhe personal, me të vërtetë do ta vlerësonim të mund të shijonim privatësinë tonë … Faleminderit x”, -shkroi ai.

Këngëtarja e famshme e zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt përmes një interviste ekskluzive me Vogue. Në atë kohë, Goulding ishte 30 javëshe dhe shpjegoi se e mësuan lajmin ndërsa festonin përvjetorin e parë të martesës.
“Të qenit shtatzënë më bëri të ndihem njerëzore”, tha Goulding për Vogue, duke treguar se ajo dhe bashkëshorti po e shijonin shumë pritjen e ëmbël, edhe pse erdhi papritur dhe i kapi të papërgatitur.

Jopling dhe Goulding u martuan në gusht të vitit 2019, në një ceremoni të mbushur me yje të famshëm, në një kështjellë angleze. Çifti u lidh në vitin 2017, pasi u prezantuan nga një mikeshë e përbashkët, që thuhet se ishte Princesha Eugenie.

Related posts