970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Me mbështetjen e Merkel, Kosova ec sigurtë drejtë BE-së

Thaçi: Me mbështetjen e Merkel, Kosova ec sigurtë drejtë BE-së

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.

“Merkeli mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i Thaçit pas takimit me Merkelin:

Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike. HTHp

Related posts