
Sot (e premte) është hedhur shorti i Kupës së Botës 2023 në kategorinë e femrave.
Ceremonia u mbajt në Nyon të Zvicrës, në ambientët e UEFA-s.
Kosova është vendosur në Grupin F, bashkë me Shqipërinë, Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë dhe Armeninë.
Ndeshjet e para pritet të luhen në fillim të muajit shtator.
Më poshtë gjeni të gjitha grupet.