
Elita e futbollit kosovar vjen sot me katër ndeshje tejet interesante dhe joshëse për t’u ndjekur.
Ndeshja kryesore të do jetë ajo në Suharekë ku lideri i tabelës, Ballkani e pret finalistin e Kupës së Kosovës, Llapin.
Të dy këto skuadra kanë ambicie të kundërta në kampionat, Ballkani për titull dhe Llapi për mbijetesë, kështu që lufta në fushë për pikë do të jetë shumë e madhe pasi ato janë tejet të nevojshme.
Një ndeshje joshëse luhet edhe ndërmjet Prishtinës e Trepçës’89. Edhe këtu lufta për pikë është e madhe pasi janë shumë të nevojshme, për Prishtinën që po lufton për kreun dhe Trepçën ’89 për mbijetesë.
Drita e ka një udhëtim të lehtë në Pejë ku do të ndeshet me Besën, ndërkaq Gjilani luan përballë Drenicës në shtëpi.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në Artmotion.