Më 27 Prill, Kosova përkujton Masakrën e Mejës, masakrën më të madhe dhe çnjerëzore të kryer nga ushtria jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shkruan Gazeta Projekti.
Si gjithmonë edhe në këtë ditë kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Mejës, ku aty pushojnë të qetë edhe shumë djemë nga Juniku.