Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se janë gati për fillimin e punës së Dhomave të Specializuara, tani thotë se janë duke definuar çështjet e fundit.
Tahiri ka thënë se së pari do të krijohet një ekip që do të jetë bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Gjykatës me institucionet e Kosovës dhe do të kryhen të gjitha zotimet që i ka bërë Kosova për këtë çështje.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që të asistohet nga askush për t’i arrestuar ata që do të gjykohen nga Gjykata Speciale, pasi do t’i kryejnë institucionet e vendit.
“Neve nuk na duhet asnjë asistim, i kemi institucionet tona do t’i kryejmë zotimet tona. Ashtu siç jemi zotuar që nga fillimi me themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.
Tahiri ka folur edhe për aktakuzat e para nga Specialja, ku ka thënë se ky vit nuk do të jetë aspak i lehët për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi do të jetën në qendër të vëmendjes së botës.
“Nuk do të jenë vite të lehta për Kosovën, do të jemi në qendër të vëmendjes në mediat ndërkombëtare, të botës, për krime lufte si Republikë e re”, ka thënë ai në TV Dukagjini.