970×90
970×90
970×90
970×90

Ish i dashuri i Bora Zemanit flet për herë të parë për lidhjen e re

Ish i dashuri i Bora Zemanit flet për herë të parë për lidhjen e re

Pas ndarjes nga Bora Zemani, Dj Vin Veli është përfolur shpesh për jetën e tij private.

Disa herë në mediat rozë është thënë se ai ka nisur lidhje të re, por ai nuk ka preferuar të flasë.Disa kohë më parë, Dj i njohur u shpreh se nuk do të tregonte asgjë derisa të kishte diçka serioze në jetën e tij dhe duket se ai ka gjetur njeriun e duhur dhe për herë të parë ka folur në lidhje me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

I ftuar së fundmi në emisionin “Dola te Ola”, ai ka zbuluar se prej 2 vitesh po jeton një histori të bukur dashurie.

Ai tregoi se partnerja e tij nuk ka dëshirë të shfaqet publikisht, sepse nuk i përket botës së artit apo medias.

Dj Vin Veli tha se partnerja e tij është pjesë e juridikut dhe se për momentin ata të dy nuk jetojnë bashkë, por shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Vin Veli i ndau përfundimisht rrugët me Bora Zemanin rreth 4 vite më parë.

Ata të dy janë edhe prindër të një djali, Arborit, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri.

Bora dhe Vin Veli kanë treguar se nuk i është dashur t’ja shpjegojnë divorcin, sepse ai nuk kuptonte asokohe dhe për më tepër ka pasur gjithmonë dashurinë si të mamit edhe të babit.

Related posts