Geta Beqa është e njohur për format fizike trupore, ndërsa linjat e saja i ka ndërtuar falë angazhimeve të vazhdueshme sportive.
Instruktorja e popullarizuar e fitnesit ka fituar çmime të shumta falë formave trupore, prandaj është shembulli që duhet ndjekur për një fizik të dëshirueshëm.
Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe mjaft të bukura që ka marrë edhe komente pozitive prej ndjekësve në rrjetet sociale.
Bukuroshja ka lënë edhe një mesazh tejet domethënës duke këshilluar fansat që mos të frymëzohen prej dikujt, por të jenë frymëzues për të tjerët.
“Mos prisni të frymëzoni, por bëhuni frymëzim për dikë tjetër”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Geta.
Kjo e fundit kujtojmë se është edhe instruktore e fitnesit ndërsa është edhe kampione e “bodybuildingut”.
Beqa numëron mbi 129 mijë ndjekës në Instagram dhe gjithmonë tërheq vëmendjen e tyre me imazhet që i poston në këtë rrjet social. /Telegrafi/