Sot ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.
Po çfarë është ky muaj?
Duke iu referuar kalendarit tonë, Gregorian, nga 16 maji dhe deri më 14 qershor 2018 është Ramazani, një periudhë e shenjtë për myslimanët, me rrënjë të lashta dhe rituale shumë të veçanta. Ja origjina dhe rregullat e Ramazanit dhe disa kuriozitete.
Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185).
Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Agjërimi është një detyrim për të gjithë myslimanët praktikantë, të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk mund të hanë, të pinë, të tymosin dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, për 30 ditë.
Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.
Në perëndim të diellit agjërimi ndërpritet me një gotë ujë, për të vijuar më pas me vaktin e mbrëmjes ose ndryshe (iftar).
Pesë detyrimet. Agjërimi (sawn) është një nga pesë detyrat e besimit islam. Të tjerët janë profesioni i besimit (kalima), recitimi i përditshëm i pesë lutjeve (salat), dhënia e lëmoshës (zekatit) dhe përmbushja, së paku një herë në jetë, e pelegrinazhit (hagg) në Mekë (Arabia Saudite).