970×90
970×90
970×90
970×90

Rama: Rindërtimin dhe vaksinimin në Shqipëri mund ta bëjë vetëm PS-ja

Rama: Rindërtimin dhe vaksinimin në Shqipëri mund ta bëjë vetëm PS-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gramsh, ka thënë se shteti shqiptar ka dalë më i fortë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Ai ka thënë se mazhoranca socialiste nuk i ka ndarë të dëmtuarit nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë.

Po ashtu, ai është shprehur se qeveria e tij nuk është dorëzuar edhe pas pandemisë, e cila ka sprovuar sistemet më të zhvilluara shëndetësore në botë.

Më tutje, Rama ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka siguruar vaksinimin masiv dhe falë kësaj, shteti shqiptar do të jetë një ndër të parët që do të lërë pas pandeminë, raporton “Tvklan”.

Sipas Ramës, rindërtimin dhe vaksinimin në Shqipëri mund ta sigurojë vetëm PS-ja.

Related posts