970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Reagojnë nga Presidenca: Vjosa Osmani e ka përmendur UÇK-në në të gjitha fjalimet e saj

Reagojnë nga Presidenca: Vjosa Osmani e ka përmendur UÇK-në në të gjitha fjalimet e saj

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina thotë se shefja e shtetit vazhdimisht e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fjalimet e saj. 

 

Bekim Kupina, këshilltar për media i Komandantes Supreme të FSK-së, në një prononcim për Gazetën Express mohoi që presidentja Vjosa Osmani s’e përmend UÇK-në.

“UÇK-në, presidentja e ka përmendur vazhdimisht në të gjitha fjalimet e saj që i ka pasur, s’ka asnjë telashe në atë plan. Mundeni me i pa edhe vet”, tha Kupina.

Sot kur po shënohet 22 vjetori i Betejes së Koshares, treshja e institucioneve më të larta të vendit, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca bënë homazhe tek kompleksi memorial në Koshare.

Related posts