Një ish-modele e Playboy ka deklaruar se ka qenë e pranishme kur Donald Trump kryente marrëdhënie seksuale me shoqen e saj, kur e fejuara e atëhershme e Presidentit të SHBA, Marla Maples, ishte shtatzënë me vajzën Tiffany.
E kaluara e Presidentit të SHBA vijon të rikthehet, e sërish nuk kanë të munguar skandalet seksuale që e kanë përfshirë ndër vite ish-biznesmenin.
Modelja gjermane Elke Jeinsen, ka deklaruar se ka qenë në New York bashkë me shoqen e saj Barbara Moore në verën e vitit 1993, kur Trump i ftoi dy biondet bukuroshe në apartamentin e tij luksoz në Trump Tower.
Jeinsen ka treguar për DailyMail se pas disa gotave shampanjë, Trump i ftoi në dhomën e gjumit. Më tej ajo pretendon se ka qëndruar e ulur në dhomë, e veshur vetëm me të brendshme, teksa biznesmeni Trump e shoqja e saj kryenin marrëdhënie seksuale.