970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Edhe në Junik fillon vaksinimi i personelit shëndetësor

Edhe në Junik fillon vaksinimi i personelit shëndetësor

Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Junikut. Shkruan portali online “Gazeta Projekti”.

Sipas një njoftimi për media nga kjo komunë, QKMF-ja në Junik ka bërë të gjitha përgatitjet si për nga ambienti i vaksinimit po ashtu edhe për nga stafi sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Nga sot do vaksinohet personeli shëndetësor për të vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sipas Planit Nacional të Vaksinimit, duke filluar me grupmoshën mbi 85 vjeç e për të vazhduar tutje me grupmoshat e tjera sipas listave të vaksinimit, ndaj luten qytetarët e moshave 80-85 vjeç të lajmërohen tek shërbimi i vaksinimit në QKMF Junik për të verifikuar emrat e tyre në listën e vaksinimit”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Related posts