
Këngëtarja Bleona Qereti është gati për të realizuar një projekt të ri muzikor.
Ajo e ka bërë të ditur një lajm të tillë pas publikimit të një foto në Instagram, ku veç faktit se do të publikojë këngë ka treguar edhe veshjen që do të përdorë.
Një lëkurë të zezë dhe mjaft ekstravagante është veshja e përzgjedhur nga këngëtarja e njohur. Nuk dihet se kur do ta publikojë Bleona këngën, ndërkohë që ka lajmëruar edhe publikimin e librit të saj autobiografik.