U.D i presidentit të vendit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën presidentes së sapo zgjedhur të vendit, Vjosa Osmanit.
Një orë pas zgjedhjes së saj në krye të presidencës së Kosovës, Konjufca e ka dorëzuar zyrtarisht detyrën tek Osmani, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjerash Konjufca e ka ngritur lartë figurën e Osmanit duke thënë se ajo ishte parimore dhe se gjithnjë punoi për interes të Kosovës dhe se ishte avokate e pakompomis në interesat e kombit.