Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, Heidi Lushtaku, i janë bashkëngjitur kauzës “You are a Sunflower” që ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët.
“Miq të dashur, ejani të gjithë së bashku të mbështesim fëmijët e sëmurë në Kosovë dhe Shqipëri duke iu bashkangjitur fondacionit të shkëlqyer, “You are a Sunflower” (Ti je një luledielli)”.
“Duke e blerë një bluze me Lule Dielli në platformën https://gjirafamall.com/luledielli ju do të kontribuoni drejtpërdrejt për fëmijët dhe duke i veshur këto bluza do e tërhiqni vëmendjen e shumë njerëzve të tjerë me zemër të madhe, të cilët me siguri do e rrisin numrin e mbështetësve të kësaj kauze”.
“Përzemërsisht e falënderojmë themeluesen e këtij fondacioni Albana Osmani, e cila është duke e bërë një punë të madhe për të mirën e fëmijëve tanë”.
“Ju lutemi ta shpërndani këtë postim sa më shumë që është e mundur. Faleminderit i juaji R.H.K.”, ka shkruar boksieri në një postim në Instagram.
Postimin, ai e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me partneren e tij, Heidi Lushtaku.
Ndryshe, qëllimi fondacionit “You are a Sunflower” janë fëmijët.