970×90
970×90
970×90
970×90

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Kam besim te përvoja e kryeprokurorit të ri

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Kam besim te përvoja e kryeprokurorit të ri

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka folur për emërimin e kryeprokurorit të ri të Dhomave të Specializuara

Për emërimin sot Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar, kryetarja Ekaterina Trendafilova tha se ka besim te përvoja e tij në nivel ndërkombëtar.

“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, citohet të ketë thënë Trendafilova, në një njoftim për media.

Kryetarja Trendafilova, sipas kumtesës, shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e Kwai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas largimit të David Schvendimanit.

 

Related posts