970×90
970×90

Agim Veliu, Hoti dhe Driton Selmanaj futen në sallë

Agim Veliu, Hoti dhe Driton Selmanaj futen në sallë

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit e cila ishte paraparë që të fillojë në ora 18:00, është shtyrë për një orë.

Arsyet e shtyerjes së seancës nuk janë bërë të ditura.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hynë deputetët e Vetëvendosjes.

Kandidate për presidente është Vjosa Osmani, për të cilën partia më e madhe në vend, VV, ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme, pasi që nuk i ka të garantuara 80 vota në Kuvend për t’ia mundësuar kuorumin zgjedhjes së presidentit.

PDK ka deklaruar se nuk marrin pjesë në seancë, sepse nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, ndërsa nga LDK kanë thënë se në votim do të marrin pjesë vetëm nëse tërhiqet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Grupi Parlamentar i LDK-së tashmë janë të gjithë në sallë duke përfshirë edhe Agim Veliun, Hotin dhe Driton Selmanajn të cilët ishin në pikëpyetje nëse  do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

Related posts