Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i ftuar në emisionin “Direkt” me Drin Ejupin, u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 24 komuna në Zgjedhjet Lokale.
Ai nuk hezitoj t’i përmend me emra komunat në të cilat pretendon se do të fitojnë bindshëm duke e nisur atë me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e duke vazhduar më pas edhe me të gjitha komunat e mëdha të vendit.
“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besojë se do të fitojë në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha,“- u shpreh Muja./ATV