970×90
970×90
970×90
970×90

“Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”, 613 vjet nga lindja e Skënderbeut

“Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”, 613 vjet nga lindja e Skënderbeut

“Lirinë nuk ua solla unë, ate e gjeta mes jush! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, me dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë…”. Janë këto fjalët e Skënderbeut drejtuar popullit shqiptar, e sot mbarë shqiptarët kujtojnë 613 vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar.

 



Gjergj Kastrioti– Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

 

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444, ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriotit Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës.

Skënderbeu mbetet kurora e historisë shqiptare, frymëzimi i shpirtit luftarak dhe shëmbëlltyrë për bashkimin e shqiptarëve.

Qeveria shqiptare e ka shpallur vitin 2018 si Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, ku po organizohen një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Muzeu Historik Kombëtar çel të hënën ekspozitën me koleksionin e Patricia Nugee-së, i cili përbëhet nga 37 libra unikë. Pjesa e koleksionit të shek. XVI, paraqet 12 libra të botuar në mes viteve 1510 dhe 1597. Nëntë prej tyre janë botime dhe përkthime të veprës së Marin Barletit.

Një numër shumë i madh autorësh, të epokave të ndryshme historike dhe rrymave të ndryshme letrare, i janë përqasur kësaj figure duke krijuar një mori veprash të gjinive dhe lloje të ndryshme letrare.

Related posts