Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.
Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.
Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Kanal 10 se nuk mund të jap informata për shkaqe sigurie
Kryeministri Kurti më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.