Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje për lajmin se sonte do të vjen kontingjenti i parë i vaksinave në Kosovë.
Ndër të tjerash, Zemaj ka thënë se me ardhjen e vaksinave, po arrihet qëllimi për të cilin kanë punuar me me muaj të tërë.
Zemaj tha se sigurimi i vaksinave ka qenë shumë i vështirë për Kosovën pasi nuk jemi pjesë e OBSH-së dhe BE-së.
“Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Sot po arrijnë 24.000 dozat e para të vaksinës anti Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, në Republikën e Kosovës.
Të dashtun qytetarë!
Përpjekjet tona si shtet, asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim i cili tashmë po realizohet.
Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19.
Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.
Siç edhe e kemi potencuar, për Republikën ë Kosovë, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian.
Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë.
Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19, Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19 si: Dr. Edita Haxhiu, Dr. Arsim Çavdërbasha, Prof. Dr. Isme Humolli, Prof. Naser Ramadani, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Ariana Kalaveshi, Dr. Diellor Riza, Dr. Valdet Hashani,
znj. Dafina Muçaj, z. Ardian Mehmeti, z. Mentor Sadiku, Dr. Bujar Gashi, znj. Bjondina Rexhepi, znj. Afërdita Hoxha dhe kabinetin tim të palodhshëm.