970×90
970×90
970×90
970×90

Presion para takimit; Koreja e Veriut: SHBA të heqë dorë nga kërcënimi ushtarak

Presion para takimit; Koreja e Veriut: SHBA të heqë dorë nga kërcënimi ushtarak

Të papriturat nuk mungojnë asnjëherë me Korenë e Veriut. Pikërisht atëherë kur u duk se paqja është gjëja më e afërt ne horizont dhe se retorikat e prag-luftës ishin lënë pas krahëve, Peniani paralajmëroi SHBA-të të heqin dorë nga presionet dhe kërcënimet ushtarake, të cilat mund ta cënojnë sipas tij atmosferën paqësore të kësaj periudhe.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme u shpreh se Amerika po e provokon qëllimisht veriun me sugjerimin që sanksionet ndaj vendit komunist të mos hiqen derisa ai të heqë dorë nga armët bërthamore.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong-un pritet të takohen brenda disa javësh, përballja e parë kjo mes udhëheqësve të të dy vendeve.

Një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve u arrit muajin e kaluar me pajtimin e liderit koreano-verior dhe homologut të tij jugor për çarmatosjen nukleare të gadishullit.

Në samitin historik u vendos po ashtu që brenda vitit të firmoset traktati i paqes, i cili do t’i japë fund luftës mes dy koreve, të mbyllur në 1953-shin vetëm me firmosjen e një armëpushimi.

Kim u bë udhëheqësi i pare i Koresë së Veriut që shkelte në vendin fqinj në gati 7 dekada. Peniani i sulmon rregullisht shtetet e bashkuara, por këto kohët e fundit, në vazhdën e përgatitjeve për takimin e rrallë Trump-Kim, e kishte ulur vrullin e retorikave të tij.

Related posts