970×90
970×90

Kush ishte Rasim Thaçi-Cima

Kush ishte Rasim Thaçi-Cima

Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar Rasim Thaqi-Cima.

Ai ka lindur me 12 korrik në Vukovc të Drenasit dhe u bë i njohur me personazhin e tij në skeqe humoristike, Cima.

Cima njihet për gjestet dhe mimikën e tij speciale.

Në repertoarin  e tij posedon për më shumë se 10 skeqe humoristike, por periudha e tij e e artë është përmes serialit ‘Treshi Përsheshi’.

Seriali humoristik zuri vend në vitet e 80-ta me rolet kryesore të Sevdai Radogoshi-Qumili, Ibrahim Krajkova –Leci dhe Rasim Thaçi –Cima.

Tre humoristët e mirënjohur për vite me radhë sollën skeqe të mbushura me humor të cilat përshkruan edhe realitetin e asaj kohe.

Kujtojmë që Leci ndërroj jetën në vitin 2015.

Përpos aktrimit, Cima është marrë edhe me futboll. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të njohur vendor Flamurtari dhe Prishtina.

Cima së fundi u infektua me Covid dhe ditë të fundit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Ai vdiq sot, në moshën 70 vjeçare.

Aktori ishte shumë i afërt me familjen e tij, sidomos me vajzën Adelina, me të cilën publikonte shpeshherë video humoristike e shfaqeshin bashkë në emisione televizive.

Kujtojmë që mbrëmë ka ndërruar jetë edhe aktori tjetër i njohur Luran Ahmeti.

Related posts