Armina Mevlani njihet si një ndër blogeret më të suksesshme në Shqipëri. Format e saj seksi dhe lidhja me Shkëlzen Berishën e kanë vënë shpesh herë në qendër të thashethemeve mediatike.
Ndodh që shkak thashetheme të jenë bërë vetë postimet që ajo bën në rrjetet sociale.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe këtë herë me një foto që Armina ka publikuar në “Instagram”, ku bashkëngjitur me të ka edhe një shkrim në spanjisht: “Më mirë një e vërtetë që dhemb, sesa një gënjeshtër që të iluzionin”.