
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht e filloi dje ta ushtrojë, rezulton se është i akuzuar për korrupsion.
Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.
Për këtë çështje sot u pyet kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që bëri në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Kurti nuk preferoi të flas fare.
“Të ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politikat e ditës”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
“Pas lajmit që pashë sot në disa media në lidhje me gjoja akuzimin tim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa kam qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndjehem i obliguar të ndaj këtë reagim”, ka shkruar Aliu.
Ndryshe, Qeveria Kurti 2, në të cilën Aliu ka marrë pozitën e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është votuar më 22 mars 2021 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.