Zvicra është tronditur nga një krim tjetër brenda familjes. Më 12 mars, një konflikt verbal eskaloi, duke përfunduar me dhunë fizike midis çiftit kosovar, N.B dhe F.B.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Pasi qëndroi një javë në kujdes intensiv, kosovarja N.B. ka humbur jetën, shkruan Indeksonline.
Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.
Burri 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.
Sipas Zyrës së prokurorit lokal, ai nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.
Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen, ngase ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vete