
Lajmi se 51-vjeçarja Jennifer Lopez, dhe 46- vjecari Alex Rodriguez, kishin hequr dorë nga marrëdhënia e tyre pas dy vitesh fejesë bëri bujë në media.
Këto raporte treguan se shkaku i ndarjes ishte biseda e Rodriguez me yllin e televizionit, Madison LeCroy, e cila vetëm i rriti problemet që tashmë edhe ekzistonin në çift.
Por JLo dhe Arod i dhanë fund thashethemeve për ndarjen e tyre pasi u shfaqën së bashku në Republikën Dominikane në një vilë në Casa de Campo, ku këngëtarja dhe aktorja po qëndron aktualisht duke filmuar filmin e radhës ‘Shotgun Wedding’, shkruan e përditshmja DailyMail.
Ajo është duke u shoqëruar nga fëmijët e saj dhe një ekuipazh prej më shumë se dhjetë persona, duke përfshirë dy ndihmëse, dy mësues, shefin e kuzhinës, stilistin e saj dhe tre anëtarë të sigurisë.
Çifti i cili ka filluar romancen e tyre në vitin 2017 dhe u fejuan dy vite më pas në Bahamas , dolën me një deklaratë të përbashkët ku raportuan se “thjesht po përpiqen t’i rregullojnë gjërat” ndërsa janë përqëndruar tek fëmijët e tyre, binjakët e këngëtarës Emme dhe Max, 13 vjeç, dhe vajzat e Arod, Natasha 16 vjeç dhe Ella 12 vjeç.
Kujtojmë se ylli i Hustlers 51-vjecarja Jennifer dhe 46- vjecari Alex lojtari në pension i MLB kishin plane për martesë, por i anuluan dy herë, si rezultat i pandemisë së COVID- 19 ,dhe dalja e tyre e fundit në publik ishte në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit, Joe Biden.