Meçi ndaj Tony Bellew do të sjellë së paku 2.5 milionë funte (2.83 milionë euro) përftime për David Haye, të cilat janë të garantuara.
Ndërkaq, së bashku me të drejtat për transmetimin televiziv, të hyrat për boksierin britanik mund të shkojnë deri në pesë milionë funte (5.67 milionë euro).
Sa është pasuria e David Haye
Sipas Celebrity Net Worth, Haye ka pasuri në vlerë prej 14.75 milionë funtesh (16.67 milionë euro).
Gjatë kohës kur ishte në majat e karrierës së tij, 37-vjeçari fitonte miliona nga secili meç.
Kujtojmë që në vitin 2009, ai e mposhti Nikolai Valuevin për ta fituar titullin WBA, të cilin aktualisht e mban Anthony Joshua.
Rënia e tij erdhi kundër Wladimir Klitschkos në vitin 2011, mirëpo asokohe fitoi shumën më të madhe në karrierë, plot 10 milionë funte (11.3 milionë euro).
Tre milionë funte të tjera (3.4 milionë euro) i fitoi ndaj Dereck Chisoras, mirëpo nga viti 2012 i ka zhvilluar vetëm tri duele për shkak të lëndimit.
Haye ka qenë pjesëmarrës edhe në programin e ITV, “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!”, ku e zuri vendin e tretë duke përfituar 165.000 funte (186.460 euro).
Në meçin e parë ndaj Bellew, Haye kishte përfituar 4.2 milionë funte (4.75 milionë euro).
Kush ishte gruaja e David Haye
Boksieri ka qenë i martuar me Natasha Haye nga viti 2008 deri në vitin 2016, ndërsa aktualisht nuk është në një lidhje.
Cilat ishin fjalët e Haye para meçit ndaj Bellew
“Ka të bëjë me fitoren. Të dëshmosh se je më i miri. Kam qenë vrapuesi më i shpejtë në shkollën time, kam qenë boksieri më i mirë në shkollën time, pastaj kam qenë boksieri më i mirë në Londër. Gjithmonë duhet të dëshmosh se je i pari”.
“Edhe në trupin e një 37-vjeçari, akoma ndihem në formë maksimale dhe se mund ta mposht këdo”, kishte deklaruar Haye.