970×90
970×90
970×90
970×90

Ndërron jetë ish-drejtori i komunës së Deçanit, u gjet i lënduar në Strellc

Ndërron jetë ish-drejtori i komunës së Deçanit, u gjet i lënduar në Strellc

Një person është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan. I njëjti më pas ka ndërruar jetë në spital, teksa është raportuar se tashmë i ndjeri, Mustafë Hasanaj ka qenë ish-drejtor i Shëndetësisë për dy mandate në Komunën e Deçanit.

Sipas policisë i njëjti është gjetur fillimisht i lënduar dhe pas 40 minutave ka ndërruar jetë.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”, ka njoftuar policia.

Se bëhet fjalë për Hasanajn e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Deçanit.

Për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Deçan, ka njoftuar edhe ish-kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj. Ai ka thënë se Hasanaj është ndarë tragjikisht nga jeta.

“Tragjikisht është ndarë nga jeta  Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët! Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpunëtorë! Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës! Për dy mandate kisha nderin ta emëroj si drejtor në Komunën e Deçanit. Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe farefisit. Një ndarje e hershme dhe e papritur! Lamtumirë miku im! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts