Trupi i gjetur i shkrumbuar brenda një makinë në Fushë Krujë, mendohet se i përket një 57 vjeçari nga Kosova, Xhafer Osmani.
Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është furur në Shqipëri në 29 prill 2018.
Policia pohon se mbeten në pritje të rezultateve të ADN-së, për t’i ballafaquar me ato të familjes së tij, raporton Panorama. Ngjarja është drejt zbardhjes së plotë dhe paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë.