Ermal Panduri: Lista Vjosa merr Ministrinë e Jashtme, Nagavci drejton Arsimin, Sveçla Ministrinë e Punëve të Brendshme
Moderatori Ermal Panduri thotë se në bazë të informatave që posedon, Lista Vjosa po kërkon Ministrinë e Jashtme, një zëvendëskryeministër dhe një tjetër ministri.
Ministrinë e Shëndetësisë përflitet se do ta drejtojë Arben Vitia ose Haxhi Avdyli.
Moderatori Ermal Panduri thotë se në bazë të informatave që posedon, Lista Vjosa po kërkon Ministrinë e Jashtme, një zëvendëskryeministër dhe një tjetër ministri.
“I kam disa informata të dorës së parë që Ministre e Arsimit bëhet Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla bëhet Ministër i Punëve të Brendshme”, tha ai.
Panelisti Astrit Gashi thotë se tashmë ka një gjysmë konfirmim që Ministrinë e Jashtme do ta merr Donika Gërvalla.
Visar Ymeri thotë se është përmendur që Ministrinë e Shëndetësisë do ta merr Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa.
Ndërsa Imer Mushkolaj thotë se nuk do të ishte e ndershme që Vetëvendosje ta emërojë ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë e në nëntor ta tërheqë atë në nëntor për ta kandiduar në Prishtinë.