”Lumir Abdixhiku, si Kryetar i sapozgjedhur i LDK-së, i cili më parë është përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm të kësaj partie për të Parin e Prishtinës, do të gjindet, sipas të gjitha gjasave, para dy mundësive, kur bëhet fjalë për këtë garën e Prishtinës”.
Opinionisti Blerim Shala, po vlerëson se kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku duhet të gjejë një kandidat të ri në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, ose ta vazhdojë garën e tij të mëparshme ku përfolej se ai mund të ishte kandidat potencial për të parin e kryeqytetit.
Kjo sipas tij, për të dëshmuar se me të vërtetë ka nisur ‘shërimi’ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe në rast se do ta fitonte Prishtinën, pa asnjë dilemë do ta gjente veten si lider i këtij subjekti, njofton Klan Kosova.
”Lumir Abdixhiku, si Kryetar i sapozgjedhur i LDK-së, i cili më parë është përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm të kësaj partie për të Parin e Prishtinës, do të gjindet, sipas të gjitha gjasave, para dy mundësive, kur bëhet fjalë për këtë garën e Prishtinës”.
”Ta gjejë një kandidat të ri për këto zgjedhje, detyra parësore e të cilit do të ishte ta rrisë votën e LDK-së në Prishtinë, për ta dëshmuar kështu që ‘shërimi’ i kësaj partie ka nisur;
Të kandidojë vet për Kryetar të Komunës, duke hedhur veten në një ‘bast’ të madh politik, i cili do të mund të çojë në dy epilogë krejtësisht të ndryshëm”.
”Nëse Abdixhiku do t’i fitonte zgjedhjet në Prishtinë për postin e Kryetarit të Kryeqytetit, pa kurfarë dyshimi do ta stabilizonte veten për një kohë të gjatë si lider i LDK-së, dhe për më shumë, qysh në fund të këtij viti, kur LDK shënon 32 vjetorin e krijimit të vet, ai me të drejtë do të pohonte që LDK është në rrugë të mirë të mëkëmbjes si parti në skenën politike kosovare”.
Përndryshe, Blerim Shala thotë se humbja e tij do ishte një tjetër disfatë e hidhur e LDK-së.
”Në të kundërtën, humbja e tij do të ishte një tjetër disfatë e hidhur e LDK-së, teksa vet pozita e tij si Kryetar i LDK-së, do të pësonte një devalvim evident politik. Por, diçka e tillë mund t’i ndodhë edhe me humbjen e një kandidati tjetër të LDK-së për postin e Kryetarit të Prishtinës, në varësi prej rezultatit të tij në këto zgjedhje (a do të ngjitet LDK më lartë se ku ka rënë në zgjedhje e përgjithshme)”.