970×90
970×90
970×90
970×90

Violet Gibson – Gruaja irlandeze që qëlloi Mussolinin

Violet Gibson – Gruaja irlandeze që qëlloi Mussolinin

Më 7 prill 1926 një grua irlandeze doli nga turma në Romë. U drejtua dhe qëlloi një nga diktatorët më famëkeq të shekullit të 20-të.

Një plumb i fshiku hundën Mussolini-t, por udhëheqësi italian i mbijetoi atentatit. Ky akt renditet mes veprimeve të guximshme individuale kundër fashizmit.

Figura e Violet Gibson e shekullit të 20-të, ka qenë kryesisht e panjohur për historinë. Nga katër persona që u përpoqën të vrisnin Duce-n , ajo i shkoi më afër.

Një plumb i lëshuar nga Violet Gibson plagos hundën e diktatorit Italian Benito Mussolini në Prill 1926.
Ndërtimi i ngjarjes

Përpjekja e saj për vrasjen e Mussolini-t erdhi në vitin e tretë të sundimit të tij. Ndërsa ai po mbante një fjalim, ajo qëlloi tre të shtëna para se arma të bllokohej.

Më pas u sulmua nga mbështetësit e Musolinit, dhe shpëtoi vetëm nga policia që ndërhyri dhe e arrestoi.

Pas disa kohësh në një burg italian, ajo u dëbua në Angli. Kjo mendohet se mund të ketë ndodhur për të kursyer sikletin e një gjyqi publik në Itali.

Më pas ajo u mbajt në Spitalin St Andrew, një azil i shëndetit mendor në Northampton, deri në vdekjen e saj në 1956.

Kush ishte Benito Mussolini?

Partia Nacional Fashiste e Musolinit erdhi në pushtet në Itali pas Luftës së Parë Botërore. E mbështetur nga grupe të armatosura të njohura si bluzat e zeza impononin frikë tek kundërshtarët.

Fashistët morën pushtetin në fillim të viteve 20-të, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe Musolini u bë diktatori i Italisë në 1925.

Ai mbështeti Gen Francisco Franco-n në luftën civile në Spanjë dhe Adolf Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore.

Musolini miratoi disa nga politikat e Hitlerit – veçanërisht ligjet anti-hebreje të vitit 1938 që u hiqnin hebrenjve të Italisë të drejtat e tyre civile.

Më shumë se 7 mijë e 500 hebrenj italianë vdiqën në Holokaust. Mussolini u ekzekutua pas kapjes së tij nga partizanët italianë në 1945, ndërsa përpiqej të largohej nga avancimi i Aleatëve.

Related posts