970×90
970×90

Meliza Haradina mbetet jashtë Kuvendit

Meliza Haradina mbetet jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ish-Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj e cila u përfshi në skandalin e vjedhjes së votave, përfundimisht ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Rezultatet përfundimtare e kanë nxjerrë atë me 4 mijë 347 vota, 77 më pak se herën e kaluar.

Para se vendvotimet ku dyshohej se ishin manipuluar vota në favor të Meliza Haradinajt të shkonin në rinumërim, ajo kishte marrë 4 mijë e 424 vota, të mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Por pas rinumërimit votat e saj janë zbritur për 77 vota dhe ajo do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Kështu, Deputete nga radhët e AAK-së do të jetë Albana Bytyqi e cila ka marrë 4 mijë e 420 vota.

Pas provave të publikuara në media të cilat dëshmonin se  bashkëshorti i Meliza Haradinaj, Dardan Stublla kishte ndikuar te komisionerët që të manipulonin votat në favor të bashkëshortes së tij, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Related posts