Sot në orën 13:40 në rrugën Istog -Pejë, gjegjësisht në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ”Dydesh”, ka ndodhur aksident trafiku ku të lënduar janë tridhjetë e një persona.Në këtë aksident ishte i përfshirë një minibus i tipit “Iveco” me targa të regjistrimit vendor.
Dyshohet se aksidenti u shkaktua nga mospërshtatja e e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
“Të lënduarit e këtij aksidenti janë shtetas të Kosovës, të gjithë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë, ku sipas ekipit mjekësor të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili i ka vizituar të lënduarit e aksidentit.
Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ”Dydesh”, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.