970×90
970×90

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

54 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Dy pacientë janë në respirator (CPAP), 38 pacientë të tjerë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacientë nga virusi COVID-19, transmeton lajmi.net.

Kurse gjatë vikendit në Spitalin e Pejës ishin 625 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“12 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.482 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione”.

Related posts