970×90
970×90
970×90
970×90

Si kaloj Panairi i Punës 2018 në Prishtinë

Si kaloj Panairi i Punës 2018 në Prishtinë

 

Edhe pse në dukje të parë panairi i punës dukej mjaft tërheqës, sapo futej brenda më shumë i ngjante një marketingu komercial i kompanive vendore.  Në secilën tezgë vërehej njëfar monopoli i konkurencës tregtare, por sa ishin të interesuar të rinjtë për këto vende pune ?

Sigurisht se njëra nga kompanitë aty për Gazetenprojektitha se për 7 vende pune aplikuan rreth 100 persona deri në orën 16:00. Këtu kishte edhe kompani ndërmejtësuese edhe për tregun gjerman, ndonëse profesionet që kërkoheshin ishin kryesisht ndërtimtari dhe infermieri apo mjekësi.

Por si u pa në sytë e analistëve ky panair i punës për “4000 vendet e punës të proklamuara janë skllavëri”.

Vendet e punës që paguhen me të ardhura

130 a 170 Euro në muaj, si kudo në sektorin privat, nuk janë thjeshtë vende të punës.

Vendet të tilla jane më shumë skllavëri dhe shfrytëzim i lartë  i punetorëve të Kosovës.

Punetorët punojnë nga 10-12 orë në ditë dhe atë nga 6 e 7 ditë të javës. Kurse, nuk paguhen as sipas kontratës prej 130 a 170 Euro.

Pushime nuk kanë fare punetorët.

As pushimet vjetore nuk shfrytezohen si duhet.

Vec kësaj, nga punedhenesit dënohen me penale nga 10% e 20%.

Në vendpune ndodhin shumë fatkeqesi. Kjo vjen nga mos mbrojtja në punë. E kur vdesin punëtorët mbesin familjet pa pension familjarë.  Në fund të fundit nga eksperiencat e shumë të rinjëve aplikant për vende pune, shumica mbesin të zhgënjyer duke pritur një telefonatë nga ndonjë kompani.

Transmeton Gazetaprojekti  

Alban Miroci & Blerton Sallaj

 

 

Related posts