Kryetari i Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi së bashku me bashkëpuntorë sot në kujtim të rezistencës së 5-6-7 Marsit të vitit 1998 të familjes Jashari, kanë bërë homazhe pranë lapidarit në Qendër të Junikut, shkruan “Gazeta Projekti”.
Lajmi është bërë publikë përmes një komunikate për medie.
Komunikata e plotë nga Komuna e Junikut:
EPOPEJA E UÇK-së
Homazhe në vigjilje të 23 vjetorit të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të rëneve pë liri
Komuna e Junikut në kujtim të rezistencës së 5-6-7 Marsit të vitit 1998 të familjes Jashari, të komandatit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rëneve , me homazhe pranë lapidarit në Qendër të Junikut nderoj sakrificën e tyre për liri.
Nder dhe Lavdi!
_______________
Komuna Junik