Këngëtaret që bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre të njëpasnjëshme, së fundmi janë bërë bashkë për të sjellur një bashkëpunim.
Fjala është për dy këngëtaret e njohur shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat së bashku me Charli XCX dhe reperen Cardi B, do të sjellin këngën e tyre më të re në bashkëpunim.
Lajmin për këtë, e kanë bërë të ditur vet këngëtaret përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi të një sudoku, i cili shfaq emrat e tyre bashkë me titullin e këngës.
“Jam shumë e lumtur që më në fund po paralajmërojë këngën time të re në bashkëpunim me disa femra të fuqishme që më kanë frymëzuar shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në Instagram.
Kënga pritet që të ketë sukses të madh, ndërsa siç kanë bërë të ditur vet vajzat, do të publikohet më datë 11 maj.
Rita dhe Bebe Rexha ruajnë një miqësi shumë të mirë mes vete, dhe këtë e treguan edhe pak muaj më parë, teksa ndanë së bashku një çmim në “The Forum”, spektaklin e organizuar nga iHeartRadio në Los Angeles.
Duket se edhe bashkëpunimi i fjalë do të jetë më se i mirëpritur, veçanërisht nga fansat e tyre shqiptarë. /Telegrafi/