970×90
970×90

Leonora Jakupi feston ditëlindjen e 42-të, merr urim të përzemërt nga nëna e saj

Leonora Jakupi feston ditëlindjen e 42-të, merr urim të përzemërt nga nëna e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast, urimet për të ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por një nga urimet më të përzemërta, Jakupi e ka pranuar nga nëna e saj, Feride Jakupi, e cila i ka bërë një dedikim të veçantë asaj në Facebook.

E ëma e këngëtares ka publikuar disa fotografi me të bijën në llogarinë e saj, ndërsa në mbishkrimin e tyre nuk i ka kursyer urimet më të ngrohtë për vajzën e saj, që sot është 42 vjeçe.

“Urime ditëlindjen gëzimi i parë i nanës! Leonora Jakupi, ti drita e syve të mi! Paç bekimin e Zotit ti që çdo ditë më bën me diell e ma mbushë zemrën dashuri. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën time! Të don mami shumë”, ka shkruar nëna e Leonorës në Facebook.

Në anën tjetër, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e fansave të këngëtares në hapësirën për komente.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Leonora përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Related posts