970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: S’po na ngutet për zgjedhje

Hoti: S’po na ngutet për zgjedhje
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj nuk është funksionale.

“Qeveria është jofunksionale. Secili punon për llogari të veten. Kryeministri nuk ka kontroll mbi ministrat e tij. Jemi bërë gaz i botës për kah numri i madh i zëvendësministrave. Duke pasur parasysh këtë gjendje, ne presim që tryeza e partive politike të arrijë konkluzë për temat të cilat po i diskutojmë”, ka thënë Hoti në konferencën e përjavshme për medie.

Në këtë kontekst, ai ka thënë së Qeveria Haradinaj duhet të largohet sa më parë.

Pavarësisht kësaj, Hoti ka thënë se LDK-së nuk është duke iu ngutur për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

“Në pushtet kemi Qeveri të pakicës që nuk mund të flasë në emër të shumicës së qytetarëve. Në shtetet demokratike Qeveria përfaqëson shumicën e qytetarëve, jo pakicën. Neve nuk po na ngutet shkuarja në zgjedhje, por vendi nuk mund të qeveriset nga një Qeveri pakicë”, ka deklaruar Hoti.

Related posts