970×90
970×90
970×90
970×90

Gashi komenton vendimin e arbitrazhit: Kosova ka kapacitete ta mbrojë veten

Gashi komenton vendimin e arbitrazhit: Kosova ka kapacitete ta mbrojë veten

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, i është gëzuar vendimit të arbitrazhit për padinë e AXOS-it ndaj telekomit.

Ai ka thënë se kjo tregon që megjithatë shteti i Kosovës ka kapacitete ta mbrojë veten dhe Telekomi i Kosovës me gjithë problemet që ka është aset me rëndësi për shtetin e Kosovës.

“Shumë i lumtur që Republika e Kosovës e fitoi lëndën e arbitrazhit ndërkombëtar ndaj kompanisë Axos për investimin potencial në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Kjo tregon që megjithatë shteti i Kosovës ka kapacitete ta mbrojë veten dhe Telekomi i Kosovës me gjithë problemet që ka është aset me rëndësi për shtetin e Kosovës. Kam pasur fatin të jem pjesë e ekipit përgatitor të mbrojtës të Republikës së Kosovës dhe dëshmitar kyç në këtë proces së bashku me kolegë të tjerë”, ka shkruar Gashi.

Related posts