970×90
970×90
970×90
970×90

Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”

Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”

11 të paraburgosurit që ngarkohen për veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti do të dalin nesër para gjykatës.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është vendosur që nesër paradite të mbahet seanca. Gjyqtar do të jetë Naser Foniqi. Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ajo për Reporterin.

Kujtojmë se policia e Kosovës të mërkurën të dyshuar për ryshfet e keqpërdorim me grante arrestoi 10 zyrtarë në mesin e të cilëve ishte edhe Agim Nuha dhe Luan Statovci.

Related posts