Hoti këto komente i bëri pas takimit me bashkatdhetarin Xhafer Balaj, të cilit i ka ndarë një letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson.
“Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara. Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat”, ka shkruar ai.