Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se dozën e parë kundër këtij virusi e ka marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
“Mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi. Faleminderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, ka shkruar ai.