970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Shëndeti publik është detyrë dhe obligim

Veseli: Shëndeti publik është detyrë dhe obligim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë pritur në takim John Ashton, ekspert dhe iniciator i idesë për qytete të shëndetshme.

Veseli ka thënë se shumë sëmundje mund të parandalohen nëse komunat dhe institucionet qendrore zhvillojnë politika publike në favor të një jete më të shëndetshme.

“John Ashton është një ekspert me renome dhe një nga iniciatorët e idesë për qytete të shëndetshme. Sot, pata një diskutim tejet përmbajtjesor me të. Si pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai premtoi se do të ndihmojë në hartimin e planeve konkrete për qytete me të pastra në Kosovë – një iniciativë kjo e ministrit Uran Ismaili. Shëndeti publik është detyrë dhe obligim i të gjithëve. Cilësia e shëndetit mund të rritet dhe shumë sëmundje mund të parandalohen, nëse komunat dhe institucionet qendrore zhvillojnë politika publike në favor të një jete më të shëndetshme”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts