Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin se trupi është gjetur 5 kilometra larg nga vendi i aksidentit.
“Është gjetur trupi i njërit nga policët e zhdukur në lumin Lepenc, 5 kilometra në larg nga vendi i aksidentit. Trupi është gjetur nga ekipi kërkimor i FSK-së”, ka thënë Gashi.
Duhet kujtuar se, dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura.
Telegrafi do t’ju sjell detaje të reja në vazhdim. /Telegrafi/