Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i është kthyer debatit rreth milionave të luftës, për çka e ka akuzuar se i ka marrë në kohe të luftës nga Ministria e Mbrojtjes.
Haliti ka folur me tone të ashpra duke i thënë deputetit Quni të kërkojë nga mediat që të mosdezinformojnë rreth dëshmive, shkruan gazetametro.net.
Haliti ka thënë se mediat po raportojnë se Quni ka sjell dëshmi për 8 milionë, ndërkohë që ka shtuar se kjo dëshmi nuk është bërë.
“Dil kërko nga mediat të thonë të vërtetën. Ti ke deponu dokumente në Kuvend, por jo për 8 milionë”, ka thënë Haliti.
Ndërkaq, Quni ka reaguar duke i thënë se nuk e kupton pse po shfaq kaq shumë nervozë Haliti, duke i thënë se ka deponuar dokumente me vula dhe preambula.
Haliti i është kundërpërgjigjur me pyetje dhe ofendime deputetit të LDK’së, madje duke e quajtuar ‘rrenc’.
“Anton Rrenci, fol a ke sjell document për 8 milionë euro. Ke sjell dokumente, por jo për 8 milionë euro. Ke gënjy Anton”, ka thënë Haliti.
Ndërkohë, teksa vazhdonte debati Anton Quni i ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 8 milionë, mirëpo Xhavit Haliti e pyeti: Po pyes për paratë që i kam nënshkruar unë?!/gazetametro.net