970×90
970×90
970×90
970×90

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl publikon libër për Kosovën

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl publikon libër për Kosovën

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl së bashku me disa autorë ka publikuar librin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”.

Mandl me anë të shkrimi në Twitter njofton se, libri paraqet temat që lidhen me Kosovën – nga anëtarësimi dhe pranimi në BE, deri te Marrëveshja e Stabilizim-Aasociimit dhe liberalizimi i vizave në Ballkanin Perëndimor – duke shtuar se libri është i gatshëm për t’u porositur.

Parathëniet e libir janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arber Marku. /Telegrafi/

Lukas Mandl është raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian si dhe përfaqësues i Kosovës te Partia Popullore Evropiane (EPP), si dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare.

Related posts